Herrera tregon se kush i frymëzoj për rikthimin ndaj Manchester Cityt

Sporti

Herrera tregon se kush i frymëzoj për rikthimin ndaj Manchester Cityt

Më: 10 prill 2018 Në ora: 10:04
Ashley Young

Fjalët frymëzuese të Ashley Young dhe Michael Carrick bënë që lojtarët e Manchester Unitedit të hynë me entuziazëm të lartë në pjesën e dytë ndaj Manchester Cityt, për të përmbysur rezultatin.

Unitedi po shkonte drejt humbjes në derbi nga City me rezultat 2:0, por në pjesën e dytë me tri gola të shënuara, ‘Djajtë e Kuq’ arritën te fitorja.

Ander Herrera ka zbuluar se ishin fjalët e Ashley Young dhe Michale Carrick, që frymëzuan lojtarët për të përmbysur rezultatin.

“Natyrisht djemtë më të vjetër dhe me më shumë përvojë, Ash, Mike ishin në zhveshtore, ata kanë fuqinë në fjalët e tyre, të gjithë po flisnim”, ka deklaruar Herrera, duke u përgjigjur në pyetjen se ku gjetën frymëzimin për të përmbysur Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat