Organizohet moduli i dytë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv

Sporti

Organizohet moduli i dytë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 11:53
Është duke u mbajtur moduli i dytë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 1)

Është duke u mbajtur moduli i dytë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 1), i cili po organizohet për herë të parë në Kosovë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Është duke u mbajtur moduli i dytë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 1), i cili po organizohet për herë të parë në Kosovë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në ASMC 1, pjesëmarrësit do të mësojnë për menaxhimin e organizatave sportive olimpike, kurse kursi ka 8 module.

Dje në ditën e parë të modulit të dytë, pjesëmarrësit prezantuan planin strategjik të federatave të tyre, ndërsa sot gjatë ditës ka ligjëruar ekspert i marketingut Damjan Pintar.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ishte i lumtur me organizmin e këtij kursi bazik dhe pohoi se ky kurs do të vazhdojë të organizohet edhe në të ardhmen.

Hasani: Synimi i ardhshëm do të jetë dërgimi i një pjesëmarrësi në Masterin Ekzekutiv.

“Kjo është përvoja jonë e parë në një kurs të avancuar prandaj kemi bërë përgatitjet me kohë që të jemi sa më mirë të përgatitur. Kemi mbështetjen e plotë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ata janë shumë të kënaqur me planet tone, se si po shkojmë me hapat që po lëvizim. Ne për çdo vit do të organizojmë kurse të tilla në mënyrë që të përgatisim Komunitetin e organizatorëve të sportit që të udhëheqin në organizatat e tyre me plane strategjike”, tha Hasani.

Eksperti i marketingut Damjan Pintar ishte i kënaqur që po merrte pjesë në këtë kurs, duke treguar se Kosova është duke u zhvilluar mjaftë shumë ashtu si në aspektin sportiv edhe në aspektet tjera.

Pintar: shoh një zhvillim shumë të madh në Kosovë, jo vetëm në sport

“Ishte kënaqësia ime të jem përsëri në Kosovë, veçanërisht sepse Solidariteti Olimpik mbështet Komitetin Kombëtar Olimpik me organizime të kurseve për transferim të njohurive në të gjithë botën.  Unë jam i lumtur se Komiteti Olimpik i Kosovës ka filluar të punoj shumë seriozisht për të transformuar njohuritë tek të gjitha federatat e sportit dhe kam shumë kolegë të motivuar nga federata të ndryshme me të cilët po diskutojmë marketingun që është pjesë shumë e rëndësishme e çdo organizmi të sportit”, deklaroi Pintar.

Edhe sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi ishte pjesmarrësë në këtë kurs, ai po i gëzohej faktit se Komiteti Olimpik i Kosovës është duke organizuar gjëra të tilla dhe shpreson që të mos ndalen me kaq.

Gashi: Meritat e plota i takojnë Komitetit Olimpik të Kosovës

“Sot është kursi i dytë që po vazhdojmë në kuadër të kursit të avancuar për organizata sportive. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në këtë kurs janë sekretar të federatave të ndryshme dhe unë jam një ndër ta. Realisht është një kurs që ka pasur nevojë shumë më herët me fillu, mirëpo për shkak të fondeve që KOK-u nuk i ka pas më herët e tash i ka marr nga Solidariteti Olimpik, po mundësohet kjo punë, falënderojmë edhe KOK-un që na ka mbledhur dhe realisht është një përvojë shumë e mirë për ne”, deklaroi Gashi.

Të gjithë ligjëruesit kanë marrë pjesë në këtë kurs janë të çertifikuar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të ligjëruar në kurse të tilla.

Ky kurs përkrahet financiarisht nga Solidariteti Olimpik i KON-it, derisa do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, por që mbahet në periudha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat