Fëmija i parë në Strugë për vitin 2017 është djalë

Struga

Fëmija i parë në Strugë për vitin 2017 është djalë

Më: 1 janar 2017 Në ora: 14:50
ilustrim

Fëmija i parë i lindur në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të përgjithshëm në Strugë është djalë i lindur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më saktësisht në ora 07:25.

Sipas mjekëve kujdestar, dr. Sande Zllateski dhe dr. Zaharija Partaloska-Shipinkaroska, fëmija i parë ka lindur në ora 07:25 të mëngjesit të sotëm, me peshë prej 3.680 kg, me prerje “Cezariane”. Këtë djalë në jetë e ka sjellur Nermine Bajramoska-Rustemoska nga Struga që është fëmija i saj i parë dhe në jetë është sjellur me përkujdesjen e ekipit të specializuar mjekësor kujdestar.

Nga reparti i gjinekologjisë në Strugë, pohuan  pos tjerash se nëna Nermine Bajramoska-Rustemoska  dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën përkujdesjen mjekësore.

Nga Stacioni i policisë në Strugë, bënë të ditur se nata më e hareshme e vitit, nata e ndërrimit të motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, pa ndonjë aksidengt, ose prishje të rendit dhe qetësisë publike, pos ndezjeve të fishekzjarrëve tradicionalisht në mesnatë.

Tani për tani nuk raportohet për ndonjë parregullsi të theksuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat