Në Strugë filloi eliminimi i shpendëve për shkak të gripit të tyre

Struga

Në Strugë filloi eliminimi i shpendëve për shkak të gripit të tyre

Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:11
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë

Prej kur Agjencia për ushqim dhe veterinari deklaroi se është regjistruar gripi i shpendëve në fshatin e Strugës Moroishta, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave solli vendim të parakohshëm për ndalim të gjuetisë së shpendëve të egra.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në pajtim me nenin 16 paragrafin 4 nga ligji për gjueti, sjell vendim të ndalimit të gjuajtjes së shpendëve të egra. Ndalimi është sjellur para kohe dhe vlen për gjithë territorin e Maqedonisë, për shkak të rrezikut të përhapjes së gripit të shpendëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërsa sot në fshatin Moroishtë, do të vriten 3 mijë pula për shkak të gripit dhe pronarët do t’i kompensojë Ministria e Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat