Kapen 42 kg drogë në Strugë, në pranga banori i Kalishtës

Struga

Kapen 42 kg drogë në Strugë, në pranga banori i Kalishtës

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:05
Droga e zbuluar nga Policia

Policia e Strugës ka zbuluar mbrëmë 42 kg drogë që dyshohet të jetë marijuana në një makinë në afërsi të një hoteli në rrugën “Dimçe Kovaçeski” në Strugë.

Inspektorët e policisë së bashku me nëpunësit policorë nga Struga kanë ndaluar automjetin “mini kuper” të drejtuar nga F.I (31) nga fshati Kalishtë i Strugës dhe pas kontrollit të detajuar është zbuluar sasia e drogës.

Është kryer bastisje edhe në shtëpinë e F.I. në fshatin Kalishtë, ku janë gjetur dy qese të zeza najloni me gjurmë nga një lloj droge.

Sendet e gjetura janë marrë dhe dorëzuar në ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup, pas çka do të parashtrohet kallëzim penal kundër personit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat