Struganët në protestë, po u rrezikohet jeta

Struga

Struganët në protestë, po u rrezikohet jeta

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 09:08
Protesta

Me iniciatiavën e aktivistëve ambijentaist dhe të qytetarëve të Strugës, dje u zhvillua një “Marsh protestues” kundër deponisë së Strugës, e cila është shëndërruar në një kacer të vërtetë për qytetarët e mbarë komunës së Strugës.

Shoqatat ambientaliste disa herë kanë reaguar kundër kësaj deponie e cila ndodhet shumë  afër qytetit të Strugës dhe fshatrave përreth, por edhe sot e këaj dite problem i deponisë nuk është zgjidhur, duke u paraqitur lloj lloj problemesh për zgjidhjen e lokacionit për një deponi të preferuar rajonale, ose qoftë edhe komunale por me stabilimentet për reciklim.

Në fillim të marshit të sotëm protestues, Gligori Çatoski, mes tjerash tha se kjo deponi që ndodhet shumë afër Strugës dhe vazhdimisht digjet dhe helmon gjithë qytetarët. Është koha e fundit që të ndërmirren masa për zhvendosjen e kësaj deponie dhe sanimin e gjendjes aktuale.

Sipas tij, nga kjo deponi që daton nga viti 2006, sëmundjet janë në rritje, posikur që në rritje janë edhe shqetësimet shëndetësore edhe të grave shtatëzane.

“Jemi drejtuar me shkrim organeve të Komunës dhe të Qeverisë që sa më shpejt ta dislokojnë deponinë dhe të ndërmarrin masat e duhura për sanimin e gjendjes së kësaj deponie”, theksoi Çatoski.

Marshi protestues filloi nga lokacioni i “Plazhit të femrave” e deri në udhëkryqin Strugë-Ohër-Dibër-Qafë Thanë, ku qytetarët mbanin në duar pankartat me përmbajtje ambijentaliste, si p.sh. “E duam Strugën e pastër”, “A keni edhe ju fëmijë?”, “Duam ajër të pastër” etj etj  dhe kaloi pa incidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat