Deponia e Strugës vazhdon të shkaktojë kokëçarje për struganët

Struga

Deponia e Strugës vazhdon të shkaktojë kokëçarje për struganët

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:22
Strugë

Deponia problematike e qytetit të Strugës është ndezur sërish, duke rikthyer problemin me këtë katastrofë ekologjike në Strugën turistike.

Mediat bëjnë të ditur se vetëm një automjet i zjarrfikësve ka tentuar që të shauj zjarrin e sërishëm.

Në lidhje me këtë, javën që shkoi pati disa protesta të qytetarëve. U paralajmëruan hapa konkret për të zgjidhur këtë çështje, megjithatë ende nuk ka asnjë hap konkret drejt përmbylljes së kësaj çështje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat