Spitalet e Strugës kanë mungesë të kuadrit, mjekët dhe infermierët ikin jashtë

Struga

Spitalet e Strugës kanë mungesë të kuadrit, mjekët dhe infermierët ikin jashtë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:33
Spitali i Struges

Dy spitalet e Strugës, Qendra për dializë dhe spitali i përgjithshëm i qytetit, kanë dorëzuar deri te ministri i ri i Shëndetësisë një kërkesë për 73 punësime të reja. Arsyeja për kërkesat për punësime të reja është se një pjesë e të punësuarve të tanishëm largohen ose tashmë kanë shkuar në pension, ndërsa spitalet kanë edhe nevojë për mjekë specialistë dhe kuadër të rregullt mjekësor, raporton Alsat M.

Nga Qendra për dializë kërkojnë gjashtë mjekë, dy infermiere, dy teknikë laborantë, pesë infermierë, pastruese, ekspert të informatikës, psikolog, vozitës dhe punëtor për në kuzhinë.

Nga Spitali i përgjithshëm kanë nevojë për 48 punësime të reja prej të cilave 16 kërkohet të jenë doktorë, 18 infermiere, dy infermierë, derisa pjesa tjetër administrator dhe personel tjetër teknik. Gjendja më kritike ka qenë në repartin gjinekologjik, interno dhe atë për fëmijë, të cilat mund të mbeten pa numrin e nevojshëm të mjekëve.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari konfirmoi informacionin për mungesën e kuadrove dhe shtoi se së shpejti priten punësime të reja.

Gjithandej kërkohen dhe së shpejti, unë shpresoj se do të ketë edhe punësime të reja – deklaroi Ministri i shëndetësisë Arben Taravari.

Gjatë viteve të kaluara shumë mjekë, infermiere dhe infermierë u larguan për punë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, ndërsa kjo tendencë vazhdon. Për shkak të kësaj ekziston mundësia plotësuese që ky rajon i Maqedonisë gjatë viteve të ardhshme eventualisht të përballet me mungesë të personelit mjekësor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat