Deponia e Strugës në status quo - Bota Sot
Deponia e Strugës në status quo

Struga

E enjte, 14 dhjetor 2017

Deponia e Strugës në status quo

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:37
Deponia e Strugës

As autoritetet lokale as ato qendrore nuk japin afate të sakta kohore për atë se kur mund të presin qytetarët të zgjidhet çështja e deponisë së Strugës. Nga komuna e Strugës thonë se janë në pritje të hapit të rradhës nga Qeveria dhe se për këtë janë të mundshme dy zgjidhje. Njëra është që vetë qeveria të nënshkruajë kontratë me kompani private që do të bëjë mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave deri te deponia Drislla në Shkup dhe tjetra është që të blehet makineria e duhur për këtë punë, e cila pas kryerjes së punëve do të mbetej në pronë të ndërmarrjes komunale të Strugës. Thonë se presin përgjigje konkrete nga Qeveria brenda javës së ardhshme.

‘Paratë janë ndarë. Procedura për blerjen e mjeteve të nevojshme është në rrjedhë. Situata është nën kontroll. Deponia po mbikëqyret nga kompania private për sigurim’, tha Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Përndryshe, në deponinë e Strugës, në të cilën vazhdon hedhja e mbeturinave, edhe këto ditë kishte tym, mirëpo, jo aq sa në periudhën e kaluar. Ende nuk është qartësuar edhe çështja e ndërtimit të deponisë rajonale të paraparë për ndërtim në komunën Debarc, deponi për të cilën kryetari i kësaj komune, Igor Trajkovski tha se e kundërshtojnë fuqishëm, duke i dhënë afat prej 15 ditësh Ministrit të ambientit jetësor, Sadulla Duraku, që ta tërheqë zgjidhjen e propozuar. Në të kundërtën, Trajkovski tha se do ta aktualizojë mundësinë e referendumit kundër një deponie të tillë rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test