Asnjë hap i ndërmarrë për dislokimin e deponisë së egër në Strugë - Bota Sot
Asnjë hap i ndërmarrë për dislokimin e deponisë së egër në Strugë

Struga

E shtunë, 18 gusht 2018

Asnjë hap i ndërmarrë për dislokimin e deponisë së egër në Strugë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 16:26
Strugë

Vetëm 30 ditë para muajit maj, kur është edhe afati i fundit që autoritetet lokale të Strugës të nisin punimet për zgjidhjen e problemit me deponinë e qytetit, në terren për momentin nuk ka asnjë aktivitet.

Në vend të ripërpunimit dhe dislokimit të mbeturinave në vend tjetër, në lokacionin ekzistues vazhdojnë të hidhen sasi të mëdha të mbeturinave.

Nga komuna e Strugës thonë se javën e ardhshme do të shpallet tenderi për furnizim me makina për shtypjen e mbeturinave si dhe përzgjedhjen e kompanisë e cila do të realizojë konservimin e deponisë dhe transportin e mbeturinave me kontejnerë deri në Drislë. Ata presin që e tërë procedura të përfundojë për rreth 20 ditë. Banorët e komunës së vogël të Debërcës në Ohër, paralajmërojnë revolucion ekologjik nëse shteti vendos që deponinë rajonale ta ndërtojë në territorin e tyre, ku duhet të bartet mbeturina nga Ohri, Struga, Dibra dhe Kërçova. Nga kjo komunë është formuar trupi koordinues që të pengohet ndërtimi i deponisë rajonale.

Pas paralajmërimeve se Qeveria përkohësisht do të merr menaxhimin me deponitë rajonale, nga komuna e Ohrit thonë se së shpejti do të marrin vendim për bartjen e kompetencave në pushtetin qendror lidhur me deponinë rajonale.

Kjo ndodh për shkak se, fatkeqësish ne nga rajoni jugperëndimor planor kemi përparësi më të vogël lidhur me rregullimin e deponive rajonale për dallim nga rajonet tjera në Maqedoni të cilat kanë përparuar më shumë, e që janë në fazë të zgjidhjes së problemeve me deponitë rajonale përmes partneritetit publiko- privat ose me formimin e ndërmarrjes publike komunale – tha Jovan Stojanoski, kryetari i Ohrit.

Ndryshe, vlera e ndërtimit të sistemit të plotë kap shifrën e 34 milionë denarëve ndërsa mjetet do të kërkohen përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test