Në Prishtinë sonte jepet shfaqja me kukulla për të rritur

Teatri

Në Prishtinë sonte jepet shfaqja me kukulla për të rritur

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 12:48
Shfaqja me kukulla për të rritur

(E plotësuar) - Për të parën herë në Kosovë do të jepet shfaqja me kukulla për të rriturit. Këtë e ka bërë të ditur Teatri “Dodona”, në Prishtinë, përmes një konference për media.

Ata paralajmëruan se për shfaqjet që do të japë teatri prestigjioz vjenez Kabinetttheater, në Dodona, përmes të cilit shikuesit prishtinas do të kenë shansin që për here të parë të përcjellin shfaqje me kukulla për të rritur.

Një shfaqje si kjo, drejtori i Teatrit “Dodona”, Agron Shala, po e sheh si ngjarje të rëndësishme jo vetëm për teatrin por në përgjithësi edhe për artin në Kosovë.

Shala: Shfaqja e rëndësishme jo vetëm për Dodonën por edhe për artin në Kosovë

“Është një shfaqje që do të jepet sot, është teatër me kukulla, mirëpo që është për të rriturit që është diçka që nuk ka ndodh këtu, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Është një ngjarje me rëndësi për Dodonën, dhe jo vetëm për Dodonën, por edhe në përgjithësi për artin në Kosovë, sepse kanë rastin të shohin lojën e një grupi shumë profesionalë dhe shumë të nderuar”, tha Shala.

Regjisorja e shfaqjes së teatrit me kukulla për të rriturit, Julia Reichert, e cila gjendet për të parën herë në Kosovë, ka treguar detajet rreth shfaqjes së sotme.

Reichert: E veçanta e saj është që autorët janë gjallë dhe shkruajnë

“Është një mbrëmje prej gjithsej me nëntë mini-dramave të shkruara prej autorëve të ndryshëm...çka është e veçantë për tu theksuar është që janë autorë të rinj, që janë ende gjallë e që shkruajnë thuaj se ekstra për këtë formë të artit apo të artit që e bëjmë ne, jo ndoshta në kuptimin e teatrit të kukullave, por ndoshta në kuptimin e teatrit pak më të ri ku figurat dhe objektet i trajton në rrethana bashkëkohore”, tha Reichert.

Kabinnettteater, është teatër i figurave dhe i objekteve nga Vjena, vjen në Prishtinë me një program prej mini-dramave dhe miniaturave teatrore.

Teatri njihet për materien dhe llojin e figurave dhe objekteve që trajton për gjuhën të lidhur ngushtë me fjalën dhe dukshmërinë e relacioneve të brendshme të imazhit. Kabinetttheatri është fitues i çmimit “Nestory” në vitin 2004, çmimi më i madh në botën gjermanofolëse. 

Teatri vjenez sjell në Prishtinë shfaqje me kukulla për të rritur

Teatri “Dodona” në një konferencë për shtyp ka treguar për shfaqjet që do të japë teatri prestigjioz vjenez Kabinetttheater, përmes të cilit shikuesit prishtinas do të kenë shansin që për here të parë shfaqjen me kukulla për të rritur.

Kjo shfaqje, e cila do të mbahet sonte, po shihet si ngjarje e rëndësishme për Tetarin “Dodona”, por jo vetëm për tetarin por edhe për artin në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat