Teatri shëtis i marionetave shfaqje për fëmijët kryeqytetas

Teatri

Teatri shëtis i marionetave shfaqje për fëmijët kryeqytetas

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:47
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë organizuan sot në orën 11:00 në Parkun Rinia, projektin e teatrit shëtitës të marionetave.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë organizuan sot në orën 11:00 në Parkun Rinia, projektin e teatrit shëtitës të marionetave.

Një tjetër aktivitet rekreativ, edukues dhe argëtues për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, që shijuan vënien në skenë të përrallës. Një mundësi më shumë për të kaluar kohë pranë natyrës dhe me njëri – tjetrin. Këtë herë aktorë
profesionistë sollën fabulën “Qeni që nuk dinte të lehte”. Kjo shfaqje u kushtohet mbi të gjitha fëmijëve në moshë të vogël, kaq të apasionuar pas kafshëve.

Nëpërmjet një loje të këndshme artistike, fëmijët admiruan jo vetëm me Teatrin, me aktorët, me skenografët dhe kostumet, por edhe u frymëzuan për të dashur dhe respektuar kafshët. Në pjesën e dytë të shfaqjes, do të ndjekin aventurën e një qeni, i cili nuk di të lehë dhe për këtë arsye kafshët e tjera e kanë përzënë nga oborri. Ata i thanë se
mund të kthehet kur të mësojë të lehë. Qenushi bredh nëpër botë që të mësojë të lehë. Mesazhi i kësaj shfaqje është që secili duhet të ketë besim në vetvete nëse dëshiron të arrijë një synim në jetë. Situatat e krijuara gjatë shfaqjes dhe animimi i aktorëve do t’i dhurojnë të qeshura pafund femijëve.

Për herë të parë në Parkun Rinia erdhi një risi nga bashkëpunimi i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë me një teatër jo më brenda mureve të
kësaj qendre, por zhvendosur në natyrë dhe e hapur për t’u frekuentuar nga të gjithë fëmijët. [tetar]

Një teatër shëtitës me marioneta të interpretuara mjeshtërisht nga aktorët më të njohur që sollën për vogëlushët disa orë të këndshme në fillim vitin e ri shkollor e parashkollor. Fytyrat e gëzuara të vogëlushëve ishin një fillim i mbarë për këtë projekt të nisur me qëllimin që femijët të kalojnë kohë në mënyrë cilësore.
Qyteti i Tiranës ka tashmë një kalendar mjaft të pasur me shumellojshmeri aktivitetesh argëtuese duke filluar nga ato sportive, edukative, e kulturore. Ky projekt i teatrit shëtitës do të japë edhe shfaqje të tjera në muajt në vijim, sipas një kalendari që do mund ta gjeni në faqen rrjetit social Facebook të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat