Në Dibër fillon festivali i 15-të i teatrove shqiptare

Teatri

Në Dibër fillon festivali i 15-të i teatrove shqiptare

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:01
Ilustrim

Në Qendrën e kulturës në Dibës fillon sot edicioni i 15-të i teatrit shqiptar në Maqedoni, ku marrin pjesë teatro nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Festivalin do ta hapë komedia ”I sëmuri për mend”, me autor Molierin dhe regji të Ahmet Jakupit.

Teatri shqiptarë, që tradicionalisht mbahet në këtë qytet, do të zgjatë gjashtë ditë, kurse artdashësit do të kenë mundësi të përcjellin tetë shfaqje, njëra nga të cilat është jashtë konkurencës.

Çmimet do të jepen në ditën e fundit të festivalit për shfaqje më të mirë, regji, aktor dhe aktore më të mirë. Festivali mbështetet nga Ministria e kulturës dhe nga komuna e Dibrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat