Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë...” do të shfaqet në Bern - Bota Sot
Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë...” do të shfaqet në Bern

Teatri

E shtunë, 24 shkurt 2018

Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë...” do të shfaqet në Bern

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:13
Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë...”

Komedia  nga Kosova “një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” do të shfaqet para publikut në Bern të Zvicrës, në teatrin Schlachthaus, me datat 20, 21 dhe 22 janar.

Në të luajnë aktorët e mirënjohur, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Shpetim Selmani, si dhe dy muzicientët e shkëlqyeshëm, Art Lokaj e Drin Tashi.

Sipas një komunikate të Qendrës Kinematografike të Kosovës, tekstin e kësaj komedie e ka shkruar një cinik nga Kosova, kurse regjinë e ka bërë Blerta Neziraj. Shfaqja është realizuar nga Qendra Multimedia, e cila në teatrin Schlachthaus të Bernit ka shfaqur para dy vitesh edhe komedinë “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”.

Komedia “një shfaqje teatri  me 4 aktorë...” është dhënë me shumë sukses në Kosovë si dhe ka pasur edhe një prezantim në Zagreb, në teatrin ZKM. Në Festivalin Kombëtar të Teatrove në Ferizaj, ajo është shpërblyer me çmimet kryesore; për shfaqjen më të mirë, për regjinë më të mirë si dhe për aktorët më të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test