“Carla Del Ponte…” nesër në Prishtinë - Bota Sot
“Carla Del Ponte…” nesër në Prishtinë

Teatri

E premte, 17 gusht 2018

“Carla Del Ponte…” nesër në Prishtinë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 11:42
Carla Del Ponte

Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, mbas turneut të suksesshëm në Dyseldorf e Hamburg, tani do të shfaqet sërish edhe në Prishtinë, në teatrin “Oda”, nesër nga ora 20:00.

Regjinë  e kësaj performance e ka bërë koreografi gjerman Jochen Roller, tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, kurse performojnë aktoret e mirënjohura kosovare: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa Abazi

Në këtë performancë nga Kosova dhe Gjermani, koreografi nga Berlini Jochen Roller e bën regjinë e dramës së re të dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj.

 Në shfaqje, protagonistja kryesore është Carla Del Ponte, e cila  udhëton në Kosovë me qëllim të ndjekjes së kriminelëve të trafikimit të organeve.

 Gjatë një pauze të shkurtër, ajo shkon në Starbucks Café në Prishtinë dhe befasohet që pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atë në Europë.

Ky incident shkakton përçartje në lidhje me liberalizimin e dështuar të demokracive të vjetra europiane, atraksionin pornografik të kapitalizmit perëndimor, tregtinë me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane. 

 Koreografi Jochen Roller vë tekstin e Nezirajt në lëvizje, me pesë aktoret e shquara kosovare të cilat luajnë me tekstin në gjuhën angleze brenda një koreografie të ritmit të shpejtë.

 Aktoret transformohen marrëzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nënën Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vëllaun e Carla Del Pontes. 

 “Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte në Prishtinë” është performancë verbuese e një perspektive në ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qëndrimeve tkurrëse. Është vallzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë - e shpejtë, e furishme, tragjike dhe qesharake. 

Kostumet për shfaqje i ka punuar Sebastian Ellrich, kurse ndriçimin e kan bërë Marek Lamprecht dhe Denis Berisha. Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe FFT, Dyseldorf, kurse është financuar nga Robert-Bosch-Stiftung/Szenenwechsel, Nationales Performance Netz Germany dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test