Në Podujevë filloi Festivali “Teatri Ndryshe” - Bota Sot
Në Podujevë filloi Festivali “Teatri Ndryshe”

Teatri

E hënë, 28 maj 2018

Në Podujevë filloi Festivali “Teatri Ndryshe”

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:56
Festivali

Me shfaqjen “Muhamed Ali”, në Tetarin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, të hënën ka filluar edicioni i nëntë i Festivalit “Teatri Ndryshe”.

Hapjen e festivalit e bëri kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, nën patronazhin e të cilit mbahet ky manifestim kulturor.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se festivali “Teatri Ndryshe” është një ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin e Podujevës.

“Ky festival e begaton jetën kulturore në qytetin tonë gjatë ditëve të verës. Adhuruesit e artit dramatik do të kenë rast të përcjellin shfaqje të ndryshme që i sjellin në skenë dramaturgë, regjisorë e aktorë të shquar na treva të ndryshme”, tha kryetari Veliu.

Në hapje të festivalit në ambientet e jashtme të tetarit u organizua një ekspozitë e trashëgimisë kulturore, e cila u përcoll me këngë nga nxënësit e shkollës së kitarës “Mirela”.

Festivali “Teatri Ndryshe” do të zgjas deri më 28 korrik dhe do të jepen pesë shfaqje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test