A do t’i pranojnë markat e famshme luksoze kriptomonedhat?

Teknologji

A do t’i pranojnë markat e famshme luksoze kriptomonedhat?

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:44
Ilustrim

Javën e shkuar, Philipp Plein njoftoi se marka e tij luksoze me vendndodhje në Lugano të Zvicrës do të pranojë kriptomonedhat si formë pagese, duke përfshirë Bitcoin dhe Ethereum, duke u kthyer në brandin e parë që e bën këtë gjë.

Plein e cilësoi veten si “mbret të kriptomonedha”, ndërsa shpalli nismën me një seri animacionesh në Instagram.

“Unë besoj në të ardhmen e kriptomonedha. Ne po shkruajmë historinë”, u shpreh ai.

Në disa mënyra, kjo lëvizje e markës së famshme duket si një hap i pashmangshëm për industrinë e modës. Pavarësisht shqetësimeve, përfshirë vëzhgimin e shtuar financiar dhe goditjen e minierave të kriptove në Kinë, fama dhe popullariteti i kriptomonedhës si një mjet për investime vazhdoi të rritet. Vlera e tregut të Bitcoin ishte 870 miliardë dollarë të hënën, 59% këtë vit, ndërsa Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, vlente 369 miliardë dollarë, duke u rritur me 328%. Duke lejuar klientët të paguajnë me kriptomonedha, Plein bashkohet me kompani të ndryshme si Home Depot, Starbucks, WeWork dhe AT&T.

Megjithatë, nuk duhet të prisni që markat e tjera të mëdha të fillojnë të përdorin kriptomonedhat. Grupe të mëdha luksoze, përfshirë LVMH dhe Richemont, po monitorojnë hapësirën e kriptomonedhës dhe kanë marrë parasysh nëse do të pranojnë apo jo si formë pagese, thanë drejtuesit e të dy kompanive për BoF. Ata kërkuan që të mos identifikoheshin pasi diskutimet ishin private. Por kompanitë vazhdojnë të mos e përqafojnë teknologjinë për shkak të faktorëve të tillë si paqëndrueshmëria në vlerësimin e monedhave, tarifat e transaksioneve kur konvertohen në monedha tradicionale, shqetësimet mjedisore në lidhje me fuqinë llogaritëse të kërkuar për të prerë dhe transferuar monedhat dhe mosbesimi për të pranuar pagesa me Bitcoin.

Zëdhënësit për LVMH, Richemont dhe Kering nuk pranuan të komentojnë mbi diskutimet e grupeve në lidhje me pagesat e kriptomonedhës.

Kriptomendhat, paratë digjitale unike që mund të tregtohen njësoj si paratë cash, janë promovuar si një mënyrë për të siguruar dhe përshpejtuar transaksionet në internet, si dhe për të ndarë tregtinë nga kontrolli i qeverive dhe bankave qendrore. Sasia e tyre e kufizuar ka bërë që ata të shihen nga mbështetësit si një mbrojtje kundër inflacionit dhe të bëhen një objektiv i çmuar i spekulimeve nga investitorët dhe institucionet me pakicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat