Seti i ri i PlayStation VR 2 vjen në vitin 2023

Teknologji

Seti i ri i PlayStation VR 2 vjen në vitin 2023

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 07:27
PlayStation VR 2

Gjenerata e re e realitetit virtual nga PlayStation vjen në fillim të vitit 2023, u njoftua nga Sony, por edhe në profilin zyrtar në Instagram të PlayStation.

Seti i lojërave PlayStation VR2 vjen me përmirësime të shumta dhe përdoruesit që janë të çmendur pas kësaj teknologjie dhe përvojës së lojërave, tashmë mezi presin fillimin e vitit 2023 për të marrë në dorë këtë komponent harduerësh.

Kufjet e reja VR2 vijnë me një rezolucion prej 4000×2040 piksele me një shpejtësi rifreskimi 90-12 Hz. Fusha e shikimit është 110 gradë, dhe teknologjia më e fundit gjurmon gjithashtu shikimin e përdoruesit kur synon lojërat, shikon mjedisin e të ngjashme.

Kur bëhet fjalë për zërin, teknologjia 3D siguron marrjen realiste të zërit duke përputhur lëvizjen e kokës dhe zërin në lojëra dhe përmbajtje të tjera.

Përdoruesit kanë një “dial” të ri për të rregulluar lentet për ta bërë atë më të rehatshëm për sytë e tyre, dhe ka gjithashtu një sistem të ri ventilimi që përmirëson rrjedhën e ajrit. Njësia e re ka vetëm një kabllo, e cila do ta bëjë më të lehtë përdorimin.

Kontrollorët vijnë me këmbëza adaptive dhe dizajn ergonomik, butona analogë dhe standardë. Seti VR2 vjen me disa lojëra, dhe tashmë dihet se do të mbështesë Horizon: Call of the Mountain, No Man’s Sky, The Walking Dead: Saints & Sinners – Kapitulli 2: Retribution, Resident Evil Village…

Çmimi i saktë i pajisjes nuk dihet ende, por duhet të jetë nga 600 deri në 700 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat