WhatsApp po merr avatarët e stilit Bitmoji të Facebook

Teknologji

WhatsApp po merr avatarët e stilit Bitmoji të Facebook

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Pas “pushtimit” që avatarët e stilit Bitmoji të Facebook i bënë Instagram dhe Messenger, tani ato po vijnë edhe tek WhatsApp.

Sipas një raporti nga WABetaInfo, WhatsApp po e shpalos mbështetjen e tyre për avatarët e personalizueshëm në beta-n më të fundit në Android, por vetëm për disa përdorues.

Ata që kanë qasje në këtë veçori do ta shohin një kategori të re “Avatar” në menynë e parametrave të cilën ata mund ta përdorin për ta personalizuar versionin e tyre digjital.

Njëjtë si aplikacionet e tjera të Meta-s, WhatsApp pastaj do ta gjenerojë një paketë me stikerë me avatarin që merr poza të ndryshme, e të cilat përdoruesit mund t’i përdorin për të shprehur veten e tyre kur janë duke biseduar me familjarët dhe shoqërinë e tyre.

WABetaInfo këtë veçori e kishte spikatur për herë të parë në muajin e kaluar, por që, tani kjo veçori po shpërndahet tek përdoruesit e platformës.

Nuk është e qartë se kur kjo veçori do të shpërndahet nga WhatsApp tek përdoruesit e saj në Android, ose kur platforma planifikon që ta sjellë atë në iOS.

Meta nuk i ishte përgjigjur menjëherë kërkesës së The Verge për një koment lidhur me përditësimet që pritet të bëhen.

Kompania e rrjeteve sociale Meta për herë të parë i kishte prezantuar avatarët në Messenger dhe në News Feed në vitin 2019, para se ato u vunë në dispozicion tek sektori i komenteve dhe i storjeve të Facebook në vitin 2020.

Ndërsa në fillim të këtij viti, kompania Meta, këtyre avatarëve iu dha një pamje të re 3D. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat