TikTok do të investojë 12.2 milionë dollarë për të nxitur ekonominë dixhitale në Azinë Juglindore

Teknologji

TikTok do të investojë 12.2 milionë dollarë për të nxitur ekonominë dixhitale në Azinë Juglindore

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të investojë 12.2 milionë dollarë amerikanë gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar mbi 120,000 biznese të vogla në Azinë Juglindore, për të kaluar bizneset e tyre nga offline në online, tha shefi ekzekutiv Shou Zi Chew.

Investimi përfshin grante në para, trajnime për aftësitë dixhitale dhe kredi reklamash për bizneset e vogla, duke përfshirë bizneset mikro, në zonat rurale dhe periferike.

“Roli që kemi luajtur në zgjerimin e mundësive ekonomike, arsimin dhe ndërtimin e komunitetit në këtë rajon dhe në mbarë botën është i jashtëzakonshëm. Ne jemi të ngazëllyer për të parë ndikimin pozitiv që ka pasur TikTok dhe jemi të përkushtuar për të vazhduar punën për të ndihmuar individët, komunitetet , dhe bizneset të rriten dhe lulëzojnë,” tha Chew.

Sipas raportit, bizneset e vogla në këtë rajon të anketuar rritën të ardhurat e tyre me gati 50 për qind përmes shitjes së produkteve dhe shërbimeve të tyre në TikTok dhe afër katër në pesë biznese (79 për qind) kaluan nga kanalet e marketingut offline në ato online duke përdorur platformën. Përveç kësaj, më shumë se 80 përqind e krijuesve të TikTok të anketuar i rritën të ardhurat e tyre përmes rrugëve të tilla si TikTok LIVE dhe sponsorizimeve të markave.

Ministri Koordinues i Indonezisë për Çështjet Detare dhe Investimet Luhut Binsar Pandjaitan tha se ekonomia dixhitale e Indonezisë është rritur nga 41 miliardë dollarë amerikanë në 2019 në 77 miliardë dollarë amerikanë në 2022 dhe TikTok është një nga platformat dixhitale që përdoret gjerësisht, veçanërisht nga të rinjtë.

Raporti i sapopublikuar i TikTok sugjeron se kjo platformë ka më shumë se 325 milionë përdorues aktivë mujorë në të gjithë Azinë Juglindore dhe rreth 15 milionë biznese e përdorin platformën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat