iOS 17.2 do të përmirësojë kamerën Telephoto tek modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max

Teknologji

iOS 17.2 do të përmirësojë kamerën Telephoto tek modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Softueri iOS 17.2 pritet të lansohet për publikun e gjerë javën e ardhshme, dhe me këtë përditësim priten një sërë veçorish të reja.

Një ndër këto veçorish përfshihet një përmirësim për kamerën Telephoto në modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Kjo do të përfshijë “shpejtësi të përmirësuar të fokusimit të kamerës Telephoto kur përdoruesi kap objekte të vogla të largëta” tek këto dyja modele të linjës së iPhone 15.

Ndryshim tjetër i madh i kamerës përmes iOS 17.2 është mbështetja për bërjen e videove me elmente 3D tek modelet iPhone 15 Pro dhe Max.

Këto pamje do të jenë të dizajnuara për t’u parë në kufjet Vision Pro të Apple, që do të lansohen në fillim të vitit 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat