Gjykata e Apelit në SHBA ia ndalon Apple shitjen e orëve që përmbajnë funksionin e gjurmimit të oksigjenit në gjak

Teknologji

Gjykata e Apelit në SHBA ia ndalon Apple shitjen e orëve që përmbajnë funksionin e gjurmimit të oksigjenit në gjak

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Apple ka njoftuar se do të largojë një veçori nga dy prej modeleve të Apple Watch në SHBA, ndërsa po përballet me një betejë ligjore mbi një mosmarrëveshje për leje mbi teknologjinë pas saj.

Prodhuesi i iPhone, do të lansojë modelet Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2 pa funksionin e gjurmimit të oksigjenit në gjak.

Kjo për faktin se, kompania e teknologjisë së monitorimit mjekësor, Masimo, e akuzoi gjigantin teknologjik për vjedhjen e oksimetrisë së pulsit.

Së fundmi, Gjykata e Apelit në SHBA, ka vendosur që të ndalojë shitjen e dy modeleve që përmbajnë atë veçori.

Në një deklaratë, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Masimo, Joe Kiani, tha se ky vendim i gjykatës “pohon se edhe kompanitë më të mëdha duhet të respektojnë të drejtat e shpikësve amerikan dhe të merren me pasojat kur kapen duke shkelur ato të drejta”.

Pas vendimit të gjykatës, Apple tha se “nuk pajtohej plotësisht”, megjithatë do të fillojë çaktivizimin e funksionit të oksigjenit të gjakut.

Kjo luftë ligjore nga e cila nuk ndikohen pajisjet e shitura jashtë SHBA-së, pritet të zgjasë rreth një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat