Redmi Pro është telefoni buxhetor më i fundit i Xiaomi

Teknologji

Redmi Pro është telefoni buxhetor më i fundit i Xiaomi

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 15:21
Redmi Pro

Xiaomi kishte rezervuar një suprizë kur prezantoi laptopin e parë të kompanisë ditën e djeshme ndërkaq pjesë e debutimeve të reja ishte edhe telefoni inteligjent Redmi Pro.

Telefoni më i ri është pjesë e produkteve me kosto të ulët të Xiaomi. Telefonët Redmi kushtojnë afro 150 dollar dhe kanë rezultuar ndër produktet më të suksesshme të Xiaomi me 110 milion njësi të shitura 3 vitet e fundit.

Me Redmi Pro kompania përpiqet të ngushtojë hendeqet mes telefonëve me kosto të ulët dhe atyre të lartë të linjës Mi. Redmi Pro është telefoni i parë Xiaomi me ekran OLED 5.5 inç dhe me dy kamera të pasme. Sipas Xiaomi dy kamerat e pasme, njëra 13 megapiksel Sony IMX258 dhe tjetra 5 megapiksel Samsung, do të funksionojnë së bashku për të ofruar stilin e një DSLR-je në realizimin e fotove.

Telefoni del në shitje në Kinë më 6 Gusht në tre versione të ndryshme: 3GB RAM dhe 32GB memorje për 225 dollar; 3GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme për 255 dollar; 4GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme për 300 dollar. Disponueshmëria globale e telefonin është një detaj i cili do të sqarohet javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat