Ndërtohen një palë lentë që transmetojnë të dhënat e matura në celularin tuaj

Teknologji

Ndërtohen një palë lentë që transmetojnë të dhënat e matura në celularin tuaj

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:43
Lente

Disa shkencëtarë kanë arritur të zhvillojnë metoda me anë të cilave pajisjet elektronike rrotull jush të mund të komunikojnë me smartphonin tuaj.

Së fundi ata kanë ndërtuar një palë lente optike smart që cilat me anë të Bluetooth mund të transmetojnë në kohë reale në celularin, tabletin apo laptopin tuaj të dhënat shendetësore e matura me anë të ndjesorëve të instaluar në to.

 Për shembull lentet mund të masin nivelin e sheqerit në gjak dhe këtë informacion e dërgojnë me mesazh në celular në rast se niveli është shumë i ulët, duke ju paralajmëruar në kohë për të marrë masat e duhura.

“Transmetimi wireless për pajisjet e implantit mund të transformojë tërësisht mënyrën se si ne i menaxhojmë sëmundjet tona,” thotë Vikram Iyer, student i doktoraturës në Universitetin e Washington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat