Libri smart Youva ju lejon që të luani në shkollë gjatë pushimit

Teknologji

Libri smart Youva ju lejon që të luani në shkollë gjatë pushimit

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:51
Libri smart Youva

Navneet Education ka lançuar produktin e tij të fundit: Libri smart Youva. Ky produkt është ndërtuar që të mund të vendosë një ekuilibër ndërmjet nevojave të lojës dhe mësimit për gjeneratën e sotme të studentëve.

Libri i cili përmban lojra, mendohet që mund të përdoret në kohën e pushimit kur studentët duan të çlodhen apo  argëtohen në një lloj mënyre. Për të luajtur lojën ju mjafton të shkarkoni programin Youva nga Apple App Store ose Google Play store dhe pastaj ta skanoni librin me programin Youva nga smartphoni juaj. Libri përbëhet nga gjashtë seksione që përfaqësojnë gjashtë lojra me gara ku secila ka një version dhe format të ndryshëm makinash si Buggy, Nascar apo Monster truck. Pasi ta hapni regjistrohuni dhe ndiqni instruksionet që jepen në faqen e parë.

Shailendra Gala, drejtor i Navneet Education, thotë: “Navneet ka punuar gjithmonë në drejtimin të kurajimit të të rinjve për të arritur qëllimet e tyre. Me librin Youva ne kemi prezantuar një eksperiencë krejtësisht kreative dhe argëtuese që ndihmon gjithashtu në eliminimin e stresit gjatë të mësuarit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat