Është zbuluar fjalëkalimi i përdorur në sulmin kibernetikë më të madh ndonjëherë!

Teknologji

Është zbuluar fjalëkalimi i përdorur në sulmin kibernetikë më të madh ndonjëherë!

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

‘12345’ dhe ‘password’ janë fjalëkalimet që kryesonin më së shumti.

Nga ruterët deri në DVRs, fjalëkalimet e parazgjedhura janë gjetur gjerësisht në mesin e pajisjeve shtëpiake dhe këto kredenciale janë përdorur për të kryer atë që është quajtur ‘DDoS’ sulmi më i madh ndonjëherë, shkruan Daily Mail.

Është zbuluar se Mirai botnet, një nga dy rrjetet e përfshira në sulmet e fundit kibernetike, përdoren 61 kombinime të emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve për t’u përpjekur të hakojnë mijëra pajisje në gjithë botën, siç njihet ndryshe "brute-force".

Dhe, autori i botnet ka publikuar kodin kryesor, së bashku me udhëzimet për konfigurimin e tij, që do të thotë se kërcënime të ngjashme së shpejti mund të jenë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat