Ja në cilin vend Facebook ka rritjen më të madhe!

Teknologji

Ja në cilin vend Facebook ka rritjen më të madhe!

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:46
Facebook

Facebook po rritet me shpejtësi në Indi. Vendi i dytë në botë më i populluar është tregu më i shpejtë në rritje i rrjetit social që matet nga përdoruesit e përditshëm aktiv, tha një ekzekutiv i Facebook medias vendase. Audienca Indiane e Facebook u rrit me 22 për qind, krahasuar me 17 për qind në nivel global.

“Fokusi ynë kryesor tani është që miliarda njerëz të vijnë online,” Adam Mosseri, një ekzekutiv në krye të menaxhimit të produktit, mësohet të ketë thënë. “India është padyshim një pjesë e madhe e kësaj.” Kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Facebook tashmë ka një audiencë të madhe, duke tërhequr 1.13 miliardë përdorues aktiv mesatarisht çdo ditë në muajin qershor. Numri shtohet për 1.71 miliard përdorues aktivë kur matet në muaj.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg ka hasur pengesa në përpjekjet e tij për t’u zgjeruar në Indi. Në shkurt, rregullatorët indianë ndërprenë programin e kompanisë Free Basics, një shërbim falas që iu mori përdoruesve të Facebook dhe faqet e internetit të disa partnerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat