Shpiket karrigia që ju lejon të punoni shtrirë

Teknologji

Shpiket karrigia që ju lejon të punoni shtrirë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:00
Karrigia që ju lejon të punoni shtrirë

Për të gjithë punëtorët të cilët e urrejnë të zgjohen herët në mëngjes, mund të ketë një zgjidhje, megjithëse është e shtrenjtë.

Një kompani e re e quajtur Altwork ka krijuar një karrige të re e cila lejon njerëzit të punojnë në kompjuter ndërkohë që rrinë shtrirë.

Pajisja ngjason me karrigen e një dentisti në mënyrën se si vendoset në pozicionin horizontal. Monitori i kompjuterit përkulet me karrigen ndërkohë që tastiera dhe mausi mbahen në një kënd nëpërmjet magneteve.

Versioni i papërfunduar i Altwork Station kushton 5,900 dollarë, duke mos përfshirë koston e transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat