Google adreson dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes në rezultatet e kërkimit

Teknologji

Google adreson dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes në rezultatet e kërkimit

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 01:10
ilustrim

Muajt e fundit Google është ballafaquar me një trend të pazakontë dhe të sikletshëm për kompaninë: në krye të rezultateve të kërkimit shfaqeshin uebsajte neonaziste saherë që përdoruesit kërkonin fjalën holokaust.

Kompania premtoi se do të ndërmerrte masat e duhura me vullnetin e fortë për të ruajtur integritetin e algoritmave të motorit të kërkimit të cilët janë ndërtuar për të nxjerrë në pah informacionet e duhura.

Ndërsa Google tashmë ka marrë masat e duhura problemi duket më i përhapur se kaq. Gjigandi i motorit të kërkimit akuzohet për përhapjes të urrejtjes.

Një kërkim në Google “are black people smart” tregon në krye të rezultateve të kërkimit një artikull uebsajti i cili thotë se “njerëzit me ngjyrë janë race më pak inteligjente në botë.“

Përkundër Microsoft Bing duket se po bën një punë shumë më të mirë dhe këtë e ka pranuar vetë editori i lajmeve në rezultatet e kërkimit, Danny Sullivan. Ai beson se ky problem vjen nga palë të jashtme të cilat përpiqen të influencojnë radhitjen e rezultateve.

Por shqetësimi kryesor i kritikëve është perceptimi i rezultateve të Google nga të rinjt të cilët vitet e fundit shohin një besim në rritje ndaj sajtit.

Një raport i autoritetit Britanik të komunikimeve elektronike, Ofcom, muajin e kaluar tregonte se 30% moshave 12-15 vjeç kërkimin e informacioneve rreth botës ia faturojnë Google.

Në rastin e holokausit, kur përdoruesit kërkonin në Google në krye të rezultateve të kërkimit shfaqej një artikull me titull “10 arsye pse holokausti nuk ka ndodhur në të vërtetë.” (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat