Google Plus nuk ka vdekur

Teknologji

Google Plus nuk ka vdekur

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:55
Google Plus

Google Plus nuk ka vdekur, por vjen me një stil të ri. Rrjeti social i krijuar nga kolosi i Mountain Vievv në 2011 në sfidë me Facebook pothuajse ‘u zhduk’ por rikthehet në skenë dhe do të jetë online që nga 24 janari.

Rikthehen eventet, dhe do të mund të krijohen dhe në versionin web të platformës por jo për G Suite, versioni i aplikacioneve të shërbimeve të Google të dedikuar për punën. 

Një tjetër e re i përket komenteve. Rrjeti social do të heqë komentet e panevojshme, si për shembull nëse dikush i kërkon një përdoruesi ‘follovv’, dhe kjo për të pasur më shumë cilësi në biseda.

Për të parë historinë e të gjithë komenteve shkoni në menu dhe klikoni një funksion tjetër. Dhe së fundmi vjen edhe funksioni për zmadhimin e fotove, që përdoret tashmë dhe nga Facebook dhe Instagram.

Por kjo e re nuk do të thotë që ti themi lamtumirë versionit të vjetër të Google Plus për një të ri. “Qëllimi ynë është ta bëjmë platformën vendin më të mirë për tu lidhur”, shpjegon Danielle Buckle, menaxhere e shoqërisë.

Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e përdoruesve të Google Plus në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat