“Yahoo” nën hetim nga autoritetet amerikane

Teknologji

“Yahoo” nën hetim nga autoritetet amerikane

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:30
Yahoo

Autoritetet Amerikane kanë filluar hetimet ndaj dy hakimeve të “Yahoo” bëri të ditur pionieri i internetit.

Në nëntor “Yahoo” tha se ishte duke bashkëpunuar me autoritetet federale dhe agjencitë e huaja për të zbardhur çështjen shkruan “PCWorld.al”

“Yahoo” është përballur me pyetje të shumta rreth informacioneve që kishte nga hakimi i 2014-ës. Në dhjetor “Yahoo’ tha se kishte zbuluar një tjetër hakim masiv, atë të 1 miliard llogarive të kompromentuar në gusht të 2013-ës.

Autoritetet Amerikane kanë kërkuar nga “Yahoo” dokumente të cilat hedhin dritë mbi teknologjitë e përdorura nëse përmbushin kushtet e kërkuara nga ligjet e sigurisë civile.

Informacione për të dy hakimet erdhi nga ‘Yahoo’ kur kompania kishte rënë dakord të shiste biznesin kryesor tek “Verizon Communications” në korrik. Ngjarjet vunë në dyshim marrëveshjen dhe koston e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat