“Rainbow Refugees NL” një aplikacion për refugjatët… LGBT!

Teknologji

“Rainbow Refugees NL” një aplikacion për refugjatët… LGBT!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Refugjatët e komunitetit LGBT në Holandë munden tashmë të kërkojnë ndihmë në sajë të një aplikacioni në telefonat celularë “Rainbow Refugees NL” për të siguruar informacione në lidhje me të drejtat e tyre, shëndetin dhe sigurinë, njoftoi sot Ministria holandeze e Kulturës.

“Refugjatët shpeshherë nuk kanë dijeni mbi të drejtat e tyrenë Holandë për shembull të bëjnë ankesë për diskriminim, pasi jo homoseksualiteti, por diskriminimi është një vepër e ndëshkueshme”, sqaroi ministrja holandeze, Jet Bussemaker, cituar në një deklaratë.

Në dispozicion në platformën e shkarkuar iTunes, ky aplikacion ofron informacione në lidhje me të drejtat e një refugjati LGBT, procedurën e kërkesës për azil, shoqatat apo për të kërkuar ndihmë dhe pyesin mbi shëndetin dhe sigurinë.

Azilkërkuesit do të mbajnë gjithashtu kontakte të vlefshme dhe mund të hyjnë në kontakt me organizatat LGBT drejtpërdrejt nëpërmjet “Rainbow Refugees NL”, e mundësuar në gjuhën arabe, angleze, farsi dhe frënge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat