“Google” nis testimin e “aplikacioneve të çastit”

Teknologji

“Google” nis testimin e “aplikacioneve të çastit”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:32
Google

Kompania gjigande e motorit të kërkimit, “Google” ka njoftuar se së shpejti do të nisë testimin e aplikacioneve të çastit në sistemin e operimit “Android”.

Disa prej këtyre aplikacioneve do të jenë “Buzzfeed”, “Wish”, “Periscope” dhe “Viki”. Por si funksionojnë këto aplikacione të ashtuquajtura “të çastit”? Nuk do jetë nevoja që ju t’i instaloni këto aplikacione që ato të hapen, por thjesht përmes një link-u ju do të shikoni se si është ai aplikacion para se ta instaloni, kështu dhe do të zërë më pak vend në memorien e telefonit tuaj.

Sipas “Google”, aplikacionet e çastit janë shumë të rëndësishme në momentin kur ju kërkoni të instaloni një aplikacion për të gjetur vende parkimi apo të bëni një pagesë të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat