Shtyhet marrëveshja e blerjes së kompanisë “Yahoo” nga “Verizon”

Teknologji

Shtyhet marrëveshja e blerjes së kompanisë “Yahoo” nga “Verizon”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:49
Yahoo

Blerja e kompanisë “Yahoo” nga “Verizon” pritet të marrë më shumë kohë nga sa ishte menduar.

Marrëveshja e cila do të jetë rreth 4.8 miliardë dollarë duhej të mbyllej brenda tre mujorit të parë të këtij viti por gjërat janë komplikuar pas publikimit të dy harkimeve të profilit të lartë ku janë prekur 1 miliardë llogari.

Në shtator të vitit të kaluar “Yahoo” tha se kishte zbuluar një sulm kibernetik ku janë vjedhur rreth 500 milionë llogari në vitin 2015. Për këtë arsye edhe marrëveshja e blerjes së “Yahoo” nga “Verizon” do të shtyhet më shumë se tre muaj deri në marrjen e masave të duhura nga motori i kërkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat