“Twitter”, fillon filtrimi i postimeve abuzuese

Teknologji

“Twitter”, fillon filtrimi i postimeve abuzuese

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Rrjeti social “Twitter” ka ndërmarrë një hap mjaft të rëndësishëm në luftë kundër “cicërimave” abuzuese në kohështrirjen e saj.

Kompania amerikane ka konfirmuar se të gjithë përdoruesit të cilët do të bëjnë komente apo postime abuzuese do të hiqen përgjithmonë nga “Twitter” madje nuk do mund të regjistrohen më.

Ndryshimi do të bëhet fillimisht te sektori i “Replies”, apo e thënë ndryshe vendi ku komentohet. Më herët “Twitter” bëri ndryshime në kërkimin e sigurt në shiritin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat