Luxafor, pajisja që të mbani larg kolegët

Teknologji

Luxafor, pajisja që të mbani larg kolegët

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:49
Luxafor

Vendi i punës në shekullin e 21-të është një mrekulli që duhet parë. Teknologjia e bën më të lehtë bashkëpunimin me kolegët, pa patur nevojën të flasësh me ta.

Por Luxafor, një llampë që lidhet me kompjuterin tuaj, ose nëpërmjet Bluetooth, shkon dhe më tej. Ajo vendoset në tavolinën e punës dhe u tregon kolegëve se kur jeni të disponueshëm për të folur me ta dhe kur jo.

Kompania që e ka krijuar prej një viti po kërkon fonde në Kickstarter. Luxafor mendon një situatë kur jeni zhytur në një punë tuajën në Excel dhe kolegu vendos të bisedojë me ty për fundjavën. Por kur kalon tek tavolina juaj dhe shesh se drita e Luxafor është e kuqe, do të largohet pa thënë gjë. Ndoshta mund të të dërgojë një mesazh.

Përveç kësaj Luxafor do të ketë dhe njoftim dixhital, si për shembull për një event të shënuar në kalendar, apo do të pulsojë kur tju vijë një email me disa fjalë kyçe apo kur dera e zyrës është e hapur. Çmimi i tyre do të nisë nga 17 dollarë. Sa kolegë tuajit do mund ta blenë për të mos folur me ju?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat