7-vjeçarja, letër “Google”-it: Kur të rritem dua të punoj me ju

Teknologji

7-vjeçarja, letër “Google”-it: Kur të rritem dua të punoj me ju

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 08:57
Chloe Bridgewater

Një 7-vjeçare vendosi t’i shkruante një letër “Google”-it, ku i kërkonte që kur ajo të rritej ta punësonte. Chloe Bridgewater nga Hereford, Britani e Madhe, ka një dëshirë krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj.

Ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë të moshës 7-vjeçare që ëndërrojnë të bëhen astronautë, zjarrfikës apo shefa, vogëlushja i ka idetë e qarta se çfarë synon të bëjë në të ardhmen.

Në letrën e saj, Chloe thekson se është e pasionuar pas kompjuterëve dhe se do të dëshironte shumë që kur të rritej, të punonte për kompaninë gjigante.

Mesa duket se kjo letër ka marrë vlerësimin maksimal, pasi ka qenë vetë CEO i “Google”-it, Sundar Pichai, i cili nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje vogëlushes.

“Faleminderit shumë për letrën. Më vjen mirë që të pëlqejnë kompjuterët dhe robotët dhe uroj të vazhdosh të studiosh mbi teknologjinë. Nëse ti punon fort dhe ndjek ëndrrat e tua, mund të bësh gjithçka, kështu që unë mbetem në pritje të aplikimit tënd për punë, pasi të kesh mbaruar studimet”, ishte teksti që CEO i “Google” i shkroi vajzës.

Tani 7-vjeçarja do të jetë shumë më e motivuar për të mësuar dhe bërë realitet ëndrrën e vet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat