Edhe “WhatsApp” kopjon rrjetin social “Snapchat”

Teknologji

Edhe “WhatsApp” kopjon rrjetin social “Snapchat”

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 19:44
WhatsApp

Rrjeti i njohur social në internet, “Snapchat” njihet për risinë që ajo ka sjellë në hedhjen e fotove të quajtura “Story” të cilat shfaqen për vetëm 24 orë.

Teksa jo para shumë kohësh edhe “Instagram” e implementoi këtë të re në platformën e saj, nuk duket se është rrejti social i fundit që e bën. Mark Zuckenberg, i cili ka në pronësi si “Facebook”, ashtu edhe “Instagram” dhe “WhatsApp”, ka menduar që kategorinë “Story” ta zhvillojë edhe te një prej platformave të komunikimi më të përdorur sot në botë, atë të “WhatsApp”.

Përditësimi i cili do të sjellë edhe këtë të re në aplikacionin “WhatsApp” do të marrë jetë në datën 2 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat