Ja sesi të kufizoni sinkronizimin në OneDrive në Windows 10

Teknologji

Ja sesi të kufizoni sinkronizimin në OneDrive në Windows 10

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:48
OneDrive

Nganjëherë doni që OneDrive të mos bëjë punën për të cilin është ndërtuar. Kjo për disa arsye por dy më kryesoret janë: po përdorni intensivisht kompjuterin ose linja e juaj e internetit është e dobët.

Gjatë këtyre momenteve keni tre mundësi për të manovuar me OneDrive në Windows: Ta fiksni, të ndërpreni procesin ose të ulni kapacitetin e bandwidth që konsumon sinkronizimi i skedarëve.

Ndërpreni sinkronizimin

Të ndërpresh sinkronizimin në OneDrive mbase është gjëja më e lehtë që mund të bëni. Lokalizoni ikonën e OneDrive në panelin e njoftimeve dhe klikoni me të djathtën duke përzgjedhur më pas opsionin “Pause Syncing.”

Do të vëreni disa opsione shtesë të ndërprerjes së OneDrive për 2 orë, 8 orë ose 24 orë. Pëzgjidhni kohën që dëshironi dhe përfondoi.

Ndaloni nga funksioni OneDrive

Opsioni i dytë është edhe më i lehtë. Klikoni me të djathtën mbi ikonën e OneDrive dhe përzgjidhni opsionin “Exit.”

Një dritare e vogël do të hapet në mesin e desktopët i cili ju pyet nëse jeni të sigurtë për veprimin. Klikoni “Close OneDrive.”

Kini parasysh se në momentin që OneDrive ndalohet nga funksioni, nuk do të aktivizohet gjersa të ndizni nga e para kompjuterin ose ta aktivizoni manualisht.

Throttle

Opsioni i fundit është kufizimi i bandwidth-it në dispozicion të OneDrive. Aplikacioni zakonisht ndryshon kapacitetin e upload-it automatikisht, megjithatë kur keni nevojë për bandwidth për një tjetër proces, kufizimi manual i ngarkimit është gjëja më e mirë.

Klikoni përsëri mbi ikonën e OneDrive me të djathën e mausit dhe përzgjidhni opsionin Settings.

Një dritare e re do të hapet. Klikoni seksionin Network. Në krye të tij gjendet një panel “Upload Rate” me tre butona: Adjust Automatically, Don’t limit dhe Limit to.

Përzgjidhni opsionin Limit To dhe përcaktoni kapacitetin që dëshironi të vendosni në dispozicion të OneDrive gjatë ngarkimit.

Gjithashtu mund të kufizoni edhe shpejtësinë e shkarkimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat