Së shpejti mund të kyçeni në kompjuterin tuaj me skanerin e një telefoni Samsung Galaxy

Teknologji

Së shpejti mund të kyçeni në kompjuterin tuaj me skanerin e një telefoni Samsung Galaxy

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:46
Samsung Galaxy

Një aplikacioni i quajtur Samsung Flow do të bëjë të mundur kyçjen në Galaxy TabPro S2 me skanerin e Galaxy S7, S7 Edge, S6, S6 Edge dhe Edge+, Note 5, A7 dhe A5.

Pas Përditësimit të Krijuesve të Windows 10-ës, funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për të gjithë kompjuterat Windows 10.

Sipas udhëzimeve të Samsung, është i domosdoshëm instalimi i Samsung Flow në telefon dhe një mjeti në kompjuterin Windows.

Zhbllokimi i kompjuterit Windows 10 gjithashtu kërkon një lidhje Bluetooth dhe NFC.

Pritet që Përditësimi i Krijuesve do të sjellë kyçjen në kompjutera nga çdo telefon, kjo falë një teknologjie të re të integruar në Windows Hello. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat