Kujdes çfarë kërkoni në Google

Teknologji

Kujdes çfarë kërkoni në Google

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Sipas një familje, një kërkim në Google ka bërë që autoritetet të nisin një hetim ndaj tyre.

Një shkrimtare profesioniste, Michele Catalano, informoi opinionin publik për ngjarjen dhe për atë çfarë ndodhi në të vërtetë. Megjithatë, ajo e kishte fshirë blogun e saj pak pas kësaj ngjarjeje.

Ajo tregoi se si gjashtë burra, të cilët e identifikuan veten si “Task-Forca për Terrorizëm”, u shfaqën në pronën e saj në Long Island, SHBA.

Michele ishte duke bërë një kërkim në Google për një çantë shpine. Kjo normalisht nuk është ilegale, por duke e bërë kërkimin e saj, asaj i dolën artikuj të ngjashëm me kërkimin e saj – "si të bësh një çantë bombë".

Përderisa ishte në punë, burri i saj ishte në shtëpi kur erdhën Forcat Speciale dhe hynë në shtëpi për të bërë kërkimet e tyre.

Forcat filluan t’i bënin pyetje të ndryshme atij, të tilla si “Nga je?” dhe “Prej nga janë prindërit tu?”. Pyetje të cilat etiketonin këtë çift si kërcënim potencial terrorist. 

Kërkimi i saj për një çantë shpine në Google bëri që Forcat Speciale të vinin në shtëpinë e saj dhe të kërkonin një çantë bombë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat