Ndahet më dysh Hangouts

Teknologji

Ndahet më dysh Hangouts

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:46
Google

Google po investon në çatin e vetë, Hangouts, duke u fokusuar tek kompanitë.

Në eventin e Google Cloud Next ’17 kompania ka bërë të ditur ndarjen e çatit në dy lloje: Hangouts Chat, që sfidon rivalin Slack të komunikimit të bizneseve, dhe Hangouts Meet, dedikuar për videokonferencat. 

Hangouts Chat thotë Google, është një aplikacion i lindur nga evolucioni i Hangouts dhe është menduar pikërisht për komunikimin mes bizneseve. Hangouts Meets është një mjet i ri që në pak klikime të nisë një videokonferencë deri në 30 persona, që aktivizohet nga kalendari, emaili apo nga një dokument i shpërndarë. 

Të dyja të rejat do të hyjnë në G Suite, suita e produktivitetit të Google për bizneset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat