Microsoft publikoi ndërtimin e katërt pa asnjë veçori të re

Teknologji

Microsoft publikoi ndërtimin e katërt pa asnjë veçori të re

Më: 18 mars 2017 Në ora: 00:43
Microsoft

Ky është ndërtimi i katërt i cili nuk përmban veçori të reja. Ai përmban vetëm rregullime gabimesh dhe natyrisht përmban edhe disa probleme.

Këto ndërtime i paraprijnë Përditësimit të Krijuesve i cili është vetëm pak ditë larg dhe pritet të sjell një mori veçorisht të reja si një modalitet i cili rrit performancën në terësi gjatë lojërave, një aplikacion të ri Paint 3D e shumë të tjera të cilat janë ofruar edhe në ndërtimet eksperimentale.

Në këtë ndërtim, nëse keni ikonën Settings në menunë Start, ajo nuk do të zbehet kur e klikoni. Disa probleme në Edge janë adresuar siç është mesazhi i gabimit që shfaqet kur përdornin Microsoft Pinyin IME.

Shfletuesi gjithashtu nuk do të dështojë gjatë rilançimit, një problem i cili ndodhte kur Edge mbylljes dhe disa procese të saj vijonin të ishin aktive në sfond.

Nëse dëshironi të provoni këtë ndërtim të ri në kompjuter ose celular por nuk jeni një insajder ju ftojmë të aplikoni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat