"Samsung Bixby", asistenti virtual i "Galaxy S8"

Teknologji

"Samsung Bixby", asistenti virtual i "Galaxy S8"

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

“Bixby” është emri i asistentit virtual që do të integrohet tek telefoni i ri që kompania “Samsung” pritet të hedhë në treg së shpejti. E njëkohësisht do të jetë edhe në çdo pajisje tjetër “Samsung” e cila është e lidhur me internet.

In Jong Rhe, Zëvendës Presidenti i “Software and Services” shpjegoi se pajisjet moderne bëhen gjithmonë e më të komplikuara me shumë menu që vështirë se arrihen përmes ekranit touch screen. Qëllimi i “Samsung” është të krijojë një ndërfaqe më intuitive.

“Bixby” ka tre karakteristika thelbësore. Ky asistent virtual kryen të gjitha veprimet që ofrohen nga aplikacioni dhe jo vetëm një pjesë të tyre. Është në gjendje të kuptojë kontekstin dhe të lejon të kalosh tek ekrani me prekje pa ndërprerje nga veprimi që po kryhet njëkohësisht. Karakteristika më interesante është “Cognitive Tolerance” që u lejon përdoruesve të mos i mësojnë përmendësh të gjitha komandat vokale sepse arrin të kuptojë edhe komanda jo të plota. “Bixby” mund të aktivizohet edhe përmes butonit fizik të dedikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat