“Super Mario Run” lançohet edhe në “Android”

Teknologji

“Super Mario Run” lançohet edhe në “Android”

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Në një cicërimë në rrjetin social, “Nintendo” tha se loja është e disponueshme në “Google Play Store” përpara parashikimeve. Loja popullore e karakterit të dashur të miliona fëmijëve vite më parë, “Super Mario Run”, ka mbërritur edhe në “Android” lajmëroi “Nintendo”.

Në një cicërimë në rrjetin social, “Nintendo” tha se loja është e disponueshme në “Google Play Store” përpara parashikimeve shkruan “PCWorld”. Debutimi vjen tre muaj pas “Super Mario Run” për iOS. Loja u shndërrua shpejt në një hit për përdoruesit e telefonave të “Apple” duke shënuar 40 milion shkarkime në katër ditët e para.

“Super Mario Run” u bë loja më e shitur iOS në historinë e “App Store”. Përdoruesit mund të luajnë një numër nivelesh duke grumbulluar sa më shumë monedha. Ajo është falas për tu shkarkuar por kushton 10 dollar për të luajtur përtej nivelit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat