Prodhuesi më i madh botëror i telefonave të mençur Samsung ka hequr dorë sot nga ristrukturimi i planifikuar i afarizmit dhe ndarjes së kompanisë në dy pjesë.
Presidenti i komitetit drejtues të kompanisë Kvon Oh-Hjun në takimin vjetor të kompanisë në Seul tha se janë shqyrtuar çështjet juridike dhe tatimore me ndarjen e propozuar në kompaninë holding dhe njësinë operuese, dhe se janë identifikuar “efekte të dukshme negative”, transmeton agjencia France Press.