Facebook përmirëson kërkimin lokal, ofron funksionin Discovery

Teknologji

Facebook përmirëson kërkimin lokal, ofron funksionin Discovery

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:22
Facebook

Facebook po teston ndryshime të caktuara për mundësinë e kërkimit lokal në shërbimin e vet. Kjo përfshin edhe funksionin Discovery, i cili përdoruesve do t’iu mundësojë që më lehtë të gjejnë bizneset lokale.

Përdoruesit tash mund të kërkojnë funksionet e rrjetit shoqëror, në kërkim për gjërat siç janë “restoranti më i afërt” ose “baret e afërta”. Nëse në kërkim do të bëhet kjo pyetje, Facebook do të ofrojë bizneset lokale, lokacionin e tyre dhe listën e miqve që i kanë vizituar, si dhe vlerësimet e këtyre objekteve.

Rezultatet e kërkimit lokal do të paraqiten më pak në kompjuterët desktop, derisa në telefonat mobilë do të kenë më shumë paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat