HP azhurnon linjën e laptopëve 2017 Pavilion dhe Pavilion x360

Teknologji

HP azhurnon linjën e laptopëve 2017 Pavilion dhe Pavilion x360

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:33
Pavilion dhe Pavilion x360

HP ka prezantuar përditësimin e linjës së laptopëve Pavilion për vitin 2017.

Azhurnimi përfshin laptopët Pavilion prej 14, 15.6 dhe 17.3 inç, ndërsa është prezantuar edhe Pavilion x360 i ri konvertibil prej 11.6, 14 dhe 15.6 inç. Kur është në pyetje linja HP Pavilion, laptopët vijnë pa disk optik dhe janë të hollë. Janë të qasshëm në pesë ngjyra: e kuqe, rozë, e kaltër, e argjendtë dhe e artë.

Laptopat arrijnë me procesor prej Intel Celeron deri Intel Core i7 ose AMD A10.

Azhurnimi i linjave të laptopëve HP Pavilion do të shitet me çmim fillestar prej 699 dollarësh, derisa çmimi fillestar për modelet HP Pavilion x360 fillon prej 399 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat