Garmin sfidon Fitbit me rripin e ri të fitnesit Vivosmart 3

Teknologji

Garmin sfidon Fitbit me rripin e ri të fitnesit Vivosmart 3

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:29
ilustrim

Beteja mes Fitbit dhe Garmin vijon ndërsa ky i fundit përditësoi produktin më konkurrues që ka në dispozicion. Kompania prezantoi Vivosmart 3, një përditësimi i Vivosmart HR i cili debutoi në 2015-ën.

Me një çmim prej 139 dollarësh, Garmin sfidon Fitbit jo vetëm në cilësi por edhe çmim. Diferencat mes Vivosmart HR dhe Vivosmart 3 janë menjëherë të dukshme. Produkti i ri është më i hollë, më i lehtë dhe ka një ekran “Chroma” të fshehtë.

Me të fshehtë Garmin nënkupton një ekran i cili është vështirë të dallohet nga pjesa tjetër strukturore e rripit. Ai u përgjigjet lehtësisht komandave dhe aktivizohet menjëherë sapo përdoruesit ngre dorën.

Rripat nuk mund të ndryshohen dhe janë në tre madhësi të ndryshme. Në mesin e veçorive të reja të Vivosmart 3 është aftësia për të lexuar numrin e ushtrimeve fizike dhe llogaritur sasin e oksigjenit të djegur.

Rripi i fitnesit është në shitje duke filluar nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat