Vërtetohet shkencërisht: ‘Smartfoni’ mund të shkaktoj kancer

Teknologji

Vërtetohet shkencërisht: ‘Smartfoni’ mund të shkaktoj kancer

Më: 19 prill 2017 Në ora: 19:39
Smartfoni

Hulumtimet e gjera në lidhjen midis rrezatimit të celularëve dhe kancerit e kanë rezultuar se kjo teknologji bashkëkohore moderne mund të shkaktoj dy lloje kryesore të tumoreve të trurit: gliomën dhe neuromën akustike.

Një studim i pavarur në drejtim të teknologjisë ‘Wireless’ në SHBA zbuloi se rrezatimi i telefonit celular fillon dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë formon  kancerin. 

Studimi i njohur ‘Interphone’ gjithashtu zbuloi se përdorimi i rregullt i celularit në vetëm 30 minuta në ditë mbi 10 vite rrit rrezikun e gliomave në 40 përqind. Ajo gjithashtu gjeti se tumoret kishin më shumë gjasa të formoheshin në anën e kokës ku vendosët celulari.

Hulumtuesit në Gjermani gjithashtu kanë gjetur lidhjen në mes rrezatimin e telefonit celular me melanominë dhe kanceret e tjera të syrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat